INTERNACIONAL
FOLK FESTIVAL TIRANA
FOLK FESTIVAL TIRANA



Internacional Folk Festival Tirana, vjen si një propozim ambicioz i Shoqatës “FIDAF ALBANIA”, pjesë e Federatës së Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit, “FIDAF” Federatë e krijuar në vitin 2012 dhe në strukturën e saj numëron 83 shtete anëtare nga të gjitha kontinentet dhe prej tyre 29 vende nga Europa.
“International Folk Festival Tirana” këtë vit mban edicionin e saj të II-të (dytë) në datat 19-22 Korrik 2022 pas një suksesi të madh në edicionin e parë si një projekt ambicioz të Shoqatës “FIDAF ALBANIA”. Ky festival është e Çertifikuar si Festival FIDAF dhe i zyrtarizuar në Kalendarin Botëror të Festivaleve FIDAF ku Tirana hyn për herë të parë në rrjetin e këtyre Festivaleve Botërore.
Realizimi i këtij projekti ka si qëllim vitalizimin e jetës artistike dhe kulturore të Tiranës, shkëmbimin e vlerave më të mira, interesante dhe karakteristike të secilit vend pjesmarrës, promovimin e Tiranës si destinacion i rëndësishëm i artit, turizmit dhe të trashëgimisë kulturore, edukimin nëpërmjet artit të brezave të rinj dhe argëtimin kulturor të qytetarëve të Tiranës si dhe tërheqjen e sa më shumë spektatorëve e vizitorëve vendas dhe të huaj në aktivitetet e trashëgimisë kulturore jo materiale.
Në këtë periudhë mjaft të vështirë ku prej disa kohësh jeta është veshur me gri, është misioni i artit ti japë dritë dhe shpresë duke gjetur forma të ndryshme artistike . Kush më mirë se muzika, vallja , dinamika e ngjyrave të kostumeve popullore dhe pasuria që ato mbartin ky Festival ndan mesazhin e fortë “Jeta duhet jetuar me Art”
Tirana do të jetë mikpritesja e një eventi të rëndësishëm kulturor, ku do të lidhen marrdhënie të reja miqësore dhe bashkëpunimi artistik, duke zhvilluar kështu forma efikase me impakt të gjerë dhe të shtrirë në kohë në dialogun e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal.
Festivali do të ketë një vëmendje mediatike të jashtëzakonshme disa ditë përpara fillimit të tij dhe gjatë ditëve të Festivalit.
I.F.F.T. 2022
AZERBAJXHAN
Ansambli: AKADEMIA E DANCIT BAKU
UKRAINE
Ansambli: FOLK DANCE DRUZHBA
GREQI
Ansambli: “PARADOSIAKI FLOGA”
KILI
Ansambli: BALETI FOLKLORIK “BAFPU”
RUMANI
Ansambli: FOLKLORIK “ARDEALUL”
ITALI
Ansambli: ARBERESHE “DE RADA”
TURQIA
Ansambli: KADIKÖY HALK EĞİTİMİ MERKEZİ HALK DANSLARI TOPLULUĞU
SERBIA
Ansambli: KUD “ABRASEVIC”
BURUNDI
Ansambli: AKAYAZWE TROUPE“
SLLOVAKIA
Ansambli: FOLKLORIK “JUROŠIK”














KRITERET E FESTIVALIT
- Festivali “International Folk Festival Tirana” do të mbahet përgjatë datave 19 dhe 22 Korrik 2022 në Tiranë, Shqipëri.
- Grupet pjesëmarrëse duhet të përgatiten me kërcimet folklorike që do të përdoren gjatë perfomancave 3-5 min, 5-7 min, 7-10 min dhe 12-15 min. Këto min do të përdoren sipas programit të Festivalit.
- Kërcimtarët e grupeve pjesëmarrëse nuk duhet te jene poshtë moshës 16 vjeç.
- Sipas Komitetit të Festivalit, ai do të çelet në datë 19 Korrik 2022, në orën 19:00, duke organizuar paradën e kostumeve dhe një performancë 3-5min në Sheshin “Skënderbej” për çdo grup të ftuar në Festivalin I.F.F.T.
- Dita e dytë e Festivalit hapet në orë 20.30 në Amfiteatrin e Tiranës dhe ne Sheshin Skënderbej. Në ditën e dytë performojnë gjysma e grupeve me një program 12-15 min max, gjysma e grupeve të tjerë do të performojnë në një qëndër tjetër në Sheshin Skënderbej sipas organizimit të Festivalit (ndarja e grupeve do të hidhet me short ditën e parë A&B).
- Dita e tretë e Festivalit hapet në orë 20.30 në Amfiteatrin e Tiranës dhe në Sheshin Skënderbej (sipas programit të Festivalit B&A)
- Dita e katërt e Festivalit hapet në orë 20.30 në Amfiteatrin e Tiranës që do të jetë dhe nata finale e cila do mbyllet me ndarjen e çmimeve, ku çmimin e parë e jep Kryetari i Bashkisë dhe do të ketë dhe një çmim special (1000 €) dhënë nga Ministria e Kulturës për grupin fitues, si çmimit i parë në Festival. Në natën finale të gjitha grupet do të performojnë nga 7-10 min max.
- Kostot për akomodimin dhe ushqimin e të gjithë grupeve pjesëmarrësve jo më pak se 10 anëtarë dhe jo më shume se 30 anëtarë, do të mbulohen nga Festivali për te gjitha ditët e Festivalit (ditët jasht Festivalit paguhen nga Grupet pjesmarrëse). Pjesëmarrësit do te akomodohen në Hotel ose në Konviktet e Universitetit të Tiranës (klasi A), me katering të ofruar sipas menus ditore.
- Grupet pjesëmarrëse duhet të përfshijnë një maksimum prej 30 personash, përfshirë këtu drejtorë, menaxherët, kërcimtarët dhe të tjerë. Nëse numri i anëtarëve të grupit tejkalon 30 persona, atëherë grupet do të jenë përgjegjës për mbulimin e kostove ekstra për akomodimin, ushqimin etj., për anëtarët shtese.
- Për të realizuar performancat e tyre grupet pjesëmarrëse mund të përdorin CD, USB apo muzikë live.
- Të gjithë grupet pjesëmarrëse do të mbulojnë kostot e tyre të shëndetit dhe të sigurimit shëndetësor. Sigurimi shëndetësor i individëve të grupeve pjesëmarrëse duhet të jenë të vlefshëm për periudhën midis mbërritjes dhe largimit të grupit nga Shqipëria.
- Të gjithë grupet pjesëmarrëse do të njoftohen paraprakisht për protokollin aktual të anti-covid19 në Shqipëri.
- Grupet pjesëmarrëse të cilët do të vijnë me autobusët e tyre, do të përdorin autobusët e tyre gjatë Festivalit dhe shpenzimet e tyre të karburantit do të mbulohen nga Komiteti i Festivalit.
- Grupet pjesëmarrëse të cilët do të vijnë në rrugë ajrore duhet të përzgjedhin Aeroportin e Nënë Terezës, Rinas, Tiranë, Shqipëri. Komiteti i Festivalit do të rregullojë transferimin e grupeve nga aeroporti dhe kthim, dhe gjithashtu përgjatë zhvillimit të Festivalit.
- Grupet pjesëmarrëse do të duhet të dërgojnë materialet (fotografi dhe video 2 minutëshe), për qëllim të prezantimit të vendeve të tyre, përmes postës elektronike (fidaf.albania@gmail.com) deri më 10 MAJ 2022, i cili është afati i fundit për dorëzimin e materialeve pamore për realizimin e spotit të Festivalit.
- Nëse më shume se një grup nga i njëjti shtet aplikon për të qëne pjesë e Festivalit, atëherë Komiteti i Festivalit do të vendos se cili grup do të marrë pjesë.
- Grupet pjesëmarrëse duhet të sjellin flamujt e vendeve të tyre (flamujt duhet të jenë 1.00 M x 1.50 M).
- Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit në Festival është 15 Prill 2022. Deri në këtë datë, grupet duhet të aplikojnë në Komitetin tonë të Festivalit. Aplikimet e marra pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
- Grupet, të cilat do të pranohen të marrin pjesë në Festival, do të informohen deri në 20 Prill 2022.
- Grupet pjesëmarrëse do të duhet të lexojnë me kujdes kushtet e pjesëmarrjes dhe të nënshkruajnë siç duhet formularët e tyre të aplikimit.
Të gjithë grupet duhet të arrijnë në deri më datë 19 Korrik 2022, brenda orës 14:00. Ata duhet të largohen nga Shqipëria në orën 11:00, pas mëngjesit, më 23 Korrik 2020.
DIRECTOR OF I.F.F.T FESTIVAL
GËZIM ALIMEHMETI
Klikoni butonin për të shkarkuar formularin mëposhtë, plotesojeni dhe dërgojeni me email







