Festivali Folklorik Ndërkombëtar i Tiranës
vjen si një propozim ambicioz i Shoqatës “FIDAF ALBANIA”, pjesë e Federatës së Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit, “FIDAF” Federatë e krijuar në vitin 2012 dhe në strukturën e saj numëron 83 shtete anëtare nga të gjitha kontinentet dhe prej tyre 29 vende nga Europa.
“Festivali Folklorik Ndërkombëtar i Tiranës” këtë vit mban edicionin e saj të IV-të (katërt) në datat 14-20 Korrik 2024 pas një suksesi të madh në edicionin e parë si një projekt ambicioz të Shoqatës “FIDAF ALBANIA”. Ky festival është e Çertifikuar si Festival FIDAF dhe i zyrtarizuar në Kalendarin Botëror të Festivaleve FIDAF ku Tirana hyn për herë të parë në rrjetin e këtyre Festivaleve Botërore.
Realizimi i këtij projekti ka si qëllim vitalizimin e jetës artistike dhe kulturore të Tiranës, shkëmbimin e vlerave më të mira, interesante dhe karakteristike të secilit vend pjesmarrës, promovimin e Tiranës si destinacion i rëndësishëm i artit, turizmit dhe të trashëgimisë kulturore, edukimin nëpërmjet artit të brezave të rinj dhe argëtimin kulturor të qytetarëve të Tiranës si dhe tërheqjen e sa më shumë spektatorëve e vizitorëve vendas dhe të huaj në aktivitetet e trashëgimisë kulturore jo materiale.
Në këtë periudhë mjaft të vështirë ku prej disa kohësh jeta është veshur me gri, është misioni i artit ti japë dritë dhe shpresë duke gjetur forma të ndryshme artistike . Kush më mirë se muzika, vallja , dinamika e ngjyrave të kostumeve popullore dhe pasuria që ato mbartin ky Festival ndan mesazhin e fortë
“ Jeta duhet jetuar me Art ”
- Tirana do të jetë mikpritesja e një eventi të rëndësishëm kulturor, ku do të lidhen marrdhënie të reja miqësore dhe bashkëpunimi artistik, duke zhvilluar kështu forma efikase me impakt të gjerë dhe të shtrirë në kohë në dialogun e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal.
- Festivali do të ketë një vëmendje mediatike të jashtëzakonshme disa ditë përpara fillimit të tij dhe gjatë ditëve të Festivalit.
Juria e festivalit I.F.F.T
Z. Gezim Alimehmeti
Drejtor / Shqipëri
Z. CÁTÁLIN-GABRIEL OANCEA
KRYETAR LOKAL, PËRFAQËSUES KOMBËTAR I EVROPËS I FIDAF NË RUMANI.
Znj. LISBETH XIOMARA BATISTA UREÑA
PËRFAQËSUES KOMBËTAR I FIDAF NË PANAMA.
Znj. ZYMRIJE GRAJÇEVCI
PËRFAQËSUES KOMBËTAR I FIDAF NË KOSOVË.
Z. SLOBODAN MIRKOVIĆ
PËRFAQËSUES KOMBËTAR I FIDAF NË SERBI.
Z. VINCENT JOSEPH CHAMPACO REYES
PERFAQESUES KOMBETAR I FIDAF NE GUAM (DREJTORI KOMBËTAR I KËSHILLIT TË GUAMIT PËR AGJENCINË E ARTIT DHE HUMANITETIT).
Z. ARIAN AVRAZI
KOMPOZITOR PËRFAQESUES KOMBËTAR NË SHQIPËRI
KRITERET E FESTIVALIT
Festivali i 4-të Ndërkombëtar i Kërcimit do të mbahet përgjatë datave 14 dhe 20 Korrik 2024 në Tiranë, Shqipëri.
- Vendi: Tiranë, Shqipëri.
- Lloji: Konkurs.
- Mosha mbi 16 vjec.
- Anëtarët maksimalë të grupit nuk duhet të kalojnë 30 persona duke përfshirë drejtorët, menaxherët, muzikantët, shoferët ose anëtarët e tjerë të ekuipazhit (nëse ka të tillë).
- Nëse numri i anëtarëve të grupit i kalon 30 persona, atëherë grupet do të jenë përgjegjëse për mbulimin e shpenzimeve shtesë për akomodim, ushqim etj., me një kosto prej 30 euro në ditë për anëtarët shtesë.
- Preferohet muzika live dhe CD e pranueshme.
- Akomodimi në hotel ose konvikt, 3 vakte në ditë.
- Mundësia e kohës së lirë dhe vizitave, integrimit, aktiviteteve të përbashkëta.
- Festivali ofron transport lokal për kohëzgjatjen e festivalit për grupet që vijnë me avion.
- Transferimi nga aeroporti më i afërt i qytetit të festivalit; varet nga qyteti: Rinas – Tiranë.
- Grupet duhet të mbulojnë sigurimin, vizat, transportin në afërsi aeroport ose në qytetin e festivalit më vete.
- Grupet pjesëmarrëse duhet të përgatisin valle popullore për shfaqjet 3-5 min, 7-10 min dhe 12-15 min. Këto shfaqje do të përshtaten në netë të ndryshme Festivali sipas programit.
- Grupet pjesëmarrëse duhet të lexojnë kushtet e pjesëmarrjes me kujdes dhe nënshkruajnë formularët e tyre të aplikimit siç duhet.
- Grupet që do të pranohen për të marrë pjesë në Festival do të jenë njoftuar deri më 30 prill 2024.