INTERNACIONAL FOLK FESTIVAL TIRANA, edicioni i parë, u realizua në Tiranë, nga dt 22-24 Korrik dhe u shënua në kalendarin botëror të FIDAF WORLD, si një nga aktivitetet më të bukura të vitit. Ky Festival kaloi peripeci të shumta deri në ditët e realizimit në shumë drejtime por me shumë perkushtim e dashuri e mund u finalizuar me sukses duke sjell në Tiranë 9 ansamble të valleve nga shtete të ndryshmë të botës , ku vallja dhe veshja folklorike ruhet , ku ështe dhe trashëgohet me dinjitet absolut. Ky festival, lindi si iniciativë ambicioze e Shoqatës “FIDAF ALBANIA”, me drejtues Gëzim Alimehmeti, pjesë e Federatës së Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit, “FIDAF” Federatë e krijuar në vitin 2012 ku në strukturën e saj numëron 83 shtete anëtare nga të gjitha kontinentet dhe prej tyre 29 vende nga Europa.
Atmosfera në natën finale ishte sa e bukur aq dhe emocionuese pasi gjithcka u kurorezua me sukses pa asnje incident. Grupet nga Meksika, Polonia, Bullgaria, Bosnja, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Tirana , dhanë vlerësimin maksimal për festivalin në shumë drejtime dhe shprehën mirnjohjen e tyre për ftesën për të marrë pjesë në Festivalin e Parë të Folkut në Tiranë.
Cmimet ishin
1). Bullgaria (Sofia 6);
2). Kosova (AKV i qytetit Obiliq)
3) Maqedonia e Veriut (AKV Etnos),
Si dhe çmimet speciale për Poloninë, B&H, Malin e Zi dhe Ansamblin “Tirana”.
Juria e Festivalit :