INTERNACIONAL FOLK FESTIVAL TIRANA, edicioni i dytë, u realizua në Tiranë, nga datat 19-22 Korrik dhe u shënua në kalendarin botëror të FIDAF WORLD, si një nga aktivitetet më të bukura të vitit. Ky Festival kaloi peripeci të shumta deri në ditët e realizimit në shumë drejtime por me shumë perkushtim, dashuri e mund u finalizua me sukses duke sjell në Tiranë 8 ansamble të valleve nga shtete të ndryshmë të botës , ku vallja dhe veshja folklorike ruhet , dhe trashëgohet me dinjitet absolut.
Realizimi i këtij projekti i solli Tiranës magjinë e kostumeve popullore, vitalitetin, argëtimin, shkembimin e eksperiencave dhe njohjen e Tiranës , Shqipërisë në një tjetër dimension. Të tetë ansamblet pjesëmarrëse, pas arritjes në Tiranë për katër ditë rresht zhvilluan aktivitete të vogla nëpër sheshe të ndryshmë të Tiranës duke bërë parade më flamujt e shteteve përkatëse, veshur me kostumet e tyre popullore, duke kënduar dhe kërcyer me njerëzit e rastësishëm nëpër sheshe dhe duke marrë vlerësime absolute për pjesëmarrjen dhe performancën e tyre në Tiranë.
Juria e festivalit ishte pika kyce e të katër netëve, pasi ishin ata që do të kurorëzonin natën finale ansamblin më të mirë si dhe do të jepnin cmimet e nderit për performancat më të mira, cmime të cilat ishin në emrat e valltarëve dhe koreografëve ansambël të vendit .
Cmimet ishin:
1). Grupi i Ukrainës “Druzhba”;
2). Grupi i Sllovakisë “Jurosik Ensemble”
3) Grupi i Rumanisë “Ardealul Folklore Ensemble”,
si dhe çmimet speciale për Azerbajxhanin, Turqinë, Serbinë, Itali (Arbereshë) dhe grupet shqiptare pjesëmarrëse.