Meksika ne tirane

Arte y Folklor. MÉXICO de Aranza Zu LÓPEZ.

Kompania e vallëzimit Arte y Folklor MÉXICO bën turne nderkombëtar në teatrot dhe auditorët më të rëndësishëm të vendit. Ky grup ka fituar çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare për të qënurit inovativ dhe duke përdorur teknologji të nivelit të lartë në kërcim, këndim dhe muzikë në secilën shfaqje. Gjithashtu është zgjedhur në një nivel kombëtar si ambasador kulture dhe së fundmi është emëruar “Trupa më i Mirë Folklorik i Meksikës”.
Një mundësi e artë e Shoqatës FIDAF ALBANIA ishte kontakti dhe ftesa që ju bë këtij ansambli për ta sjellë në Tiranë për një shfaqje koncerti në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës.
Këmbëngulja e Përfaqësuesit Kombëtar të FIDAF WORLD për të sjellë këtë ansambël në Tiranë, u bë realitet në 23 Qershor 2019 kur mbërriti edhe ky ansambël virtuoz për publikun artdashës të Tiranës.
Ky ansambël bëri një turne të shkurtër në Shkodër dhe Durrës, ku pati një sukses të jashtëzakonshëm në publikun e të dy qyteteve.
Më 23 qershor, ky ansambël ishte gjithashtu një i ftuar nderi në emisionin “E Diela Shqiptare” ku bëri një performancë të shkëlqyeshme në televizionin kombëtar “TV KLAN”.
FIDAF Albania do të jetë gjithmonë e gatshme për të realizuar një mori aktivitetesh të tilla me një nivel të lartë artistik.

sqAlbanian