Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës, besës e bujarisë. Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike dhe lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga, ku përdoreshin fjalët e urta dhe dialogu alegorik.
Ky festival është një veprimtari specifike dhe origjinale në Shqipëri dhe më gjerë. Në këtë eveniment tashmë të përvitshëm marrin pjesë ansamble dhe grupe folklorike e popullore nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Festivali Folklorik “Oda Dibrane” ka për qëllim të prezantojë kulturën e popullit tonë si edhe të promovojë vlerat e trashegimisë shpirtërore në një gjini të vecantë , atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit dhe alegorisë si edhe ti mbrojë keto vlera.