Historiku
Në Kongresin e rradhës të FIDAF World në Tetor të 2018 FIDAF Kosova shkoi ne Seul të Kores së Jugut me një propozim të ri për të antarsuar dhe Shqipërinë në familjen e madhe FIDAF (FederationofInternationalDanceFestivals).
Me datë 13 Tetor 2018 u votua nga të gjitha shtetet antare që Shqipëria të bëhet pjesë e FIDAF World me përfaqësues kombëtar Z. Gëzim Alimehmeti, atë ditë u nënshkrua dhe Çertifikata e antarsimit ku Shqipëria ishte shteti i 83 anëtar e FIDAF World.
FIDAF Albania filloj aktivitetin e saj po në atë vit ku mori pjesë në Samitin e FIDAF Europe që u mbajt nga data 30 Nëntor deri 2 Dhjetor 2018 në Buyukçekmece, Stamboll-Turqi. Në këtë Samit u prezantuan shumë ide rreth Festivaleve të mbajtura dhe që do mbahen në Europë.
“FESTIVALI FOLKLORIK NDËRKOMBËTAR TIRANË”
Përfaqësuesit të FIDAF Albania në këtë Samit i lindi idea e një Festivali të përmasave dhe nivelit të lartë artistik që i mungonte prej kohësh Shqipërisë. Dhe kjo ide pas shumë përpjekjesh e angazhimesh të shumta u finalizua me marrjen e Çertifikatës së Festivalit “INTERNACIONAL FOLK FESTIVAL TIRANA” me datë 22 Dhjetor 2020 dhe hyrjen në Kalendarin Botëror të 2021 si Festivali FIDAFWorld në Shqipëri.
Bordi Drejtues
Gëzim Alimehmeti
Përfaqesuesi Kombëtar i FIDAF World në Shqipëri Kryetar i shoqatës FIDAF Albania Ish Solist i Asamblit Kombëtar Këngeve dhe Valleve Popullore
Edisa Theodhori
Avokate – Drejtoreshë ekzekutive e shoqatës FIDAF Albania.
Kersti Huqi
Analiste në modelimin e riskut – Anëtare e shoqatës FIDAF Albania.
Ersjana Cenko
Ekonomiste – Anëtare e Shoqatës FIDAF Albania
Klodiana Alimehmeti
Juriste Anetare e shoqates FIDAF Albania.